Trajneri argjnetinas i PSG, Mauricio Pochettino, sërish i ka dalur në përkrahje bashkëkombasit dhe njëherit lojtarit të tij, Leo Messi.
Mbrëmë u vu re një kimi e mirë mes dy yjeve të PSG, Messi dhe Mbappe, e cila bëri të mundur të gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ndeshjen ndaj Montpellier ta përfundonte me dy gola të shënuar, duke regjistruar golin e 6-të në kampionat në 25 paraqitje.
Për shumkë këto statistika janë të zbehta dhe jashtë pritshmërive të Leo Messit, por Pochettino vazhdon të insistojë që ta mbrojë pavarësisht gjithash.
“Kështu është futbolli. Nganjëherë mund të japësh shpjegime, herave tjera jo. Nga një ndeshje tek tjetra gjithçka mund të ndryshojë.
“Mirëpo, për mua Leo Messi luan gjithmonë mirë. E shoh në fushë duke bërë paraqitje të mëdha dhe lëvizje të veçanta”, u deklarua ai.
Ky është sezoni i parë në më shumë se një dekadë ku Leo Messi më shumë ka asistuar (13) sesa që ka shënuar gola (6) përgjatë një kampionati.