×
  • Lajme
  • Aktuale

    Podujevë, përleshen fizikisht protestuesit e VV-së me zyrtarët e komunës së drejtuar nga LDK

    Insajderi
    13 November 2020 - 14:35

    Një përleshje fizike ka ndodhur sot rreth orë 13:00 ndërmjet disa protestuesëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe zyrtave të komunës së Podujevës, e cila udhëhiqet nga LDK.

    Kjo përleshje erdhi si pasojë e një protestë të paparalajmëruar nga Vetëvendosje, të cilët  me disa pankarta kanë shprehur pakënaqësi ndaj disa veprimeve të komunës së Podujevës.

    Kështu kanë bërë të ditur në një pronocim për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

    “Me 13.11.2020 rreth orës 13:00 është pranuar informata për një protestë të paparalajmëruar e rreth 20 personave të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj disa veprimeve të komunës së Podujevës ndërlidhur me çështje të caktuara.Të njëjtit kanë vendosur disa pankarta në rrethojat përpara komunës”, ka thënë Borovci për Insajderin.

    Sipas Borovcit, dikush nga personeli i komunës ka filluar largimin e pankartave nga aty, ku më pas protestuesit në shenjë revolte kanë shfaqur sjellje agresive.

    Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka shpërndarë protestuesit.

    “Kjo situatë është neutralizuar nga ana e policisë e cila përgjatë gjithë kohës ka monitoruar ngjarjen.Protestuesit më pastaj janë shpërndarë të qetë”, ka thënë më tëj Borovci./Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark