Paul Pogba ka një projekt fitues në kokën e tij: në fillim Kupën e Italisë kundër Milan, më pas Champions League. “Duam të futemi në histori duke kompletuar “dopjetën” e dytë radhazi në Itali, titull dhe kupë. Këtë vit jam rritur shumë, pa Pirlo dhe Vidal ndjej më shumë përgjegjësi mbi vete në mesfushën e Juventus. Finalet duhen fituar dhe ne duhet të mposhtim Milan. Hapi tjetër do të jetë të fitojmë Champions League. “Topi i artë”? Duhet të përmirësohem akoma.”
Pogba pretendon përqendrim maksimal: “Nuk duhet të mendojmë se jemi favoritë: duhet të jemi shumë të thjeshtë në atë që bëjmë dhe të dimë se në ndeshje të tilla, jo gjithmonë fitojnë skuadra më të forta. Duhet të jemi të qëndrueshëm në psikologjinë e lojës tonë. Një finale mbetet gjithmonë një finale dhe Milan nuk do të futet në fushë për të na ndihmuar të fitojmë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Askush në të kaluarën e futbollit italian nuk i ka fituar të dy trofetë, për dy vite me radhë.”
Trajneri i Juventus, Masimilliano Allgeri ka nxjerrë edhe listën e futbollistëve të grumbulluar për finalen e të shtunës në mbrëmje në Romë. Do të mungojnë Bonucci, sepse është i skualifikuar, edhe Khedira që nuk është riaftësuar plotësisht nga dëmtim. Të dy futbollistët do të qëndrojnë pranë ekipit më pas do të shkojnë te përkatësisht se kombëtarja italiane dhe gjermane për në Euro 2016. (Telesport.al)