10:18 - 16 Qershor 2021

Superylli francez, Paul Pogba, ka larguar birrën e famshme Heineken nga tavolina e konferencës për shtyp pas ndeshjes me Gjermaninë, shkruan Insporti.com.

Pogba është mysliman dhe praktikues i fesë islame, madje ai agjëroi edhe muajin e shenjtë të Ramazanit edhe pse ishte në kohë të sezonit të Premier Ligës.

Tashmë është e ditur se për myslimanët, besim që mesfushori francez i takon, është e ndaluar me fe që të konsumohen pijet alkoolike.

Heineken është partner gjeneral i UEFA-s dhe një ndër sponsorët kryesor të Kampionatit Evropian “Euro2020”.

Të njëjtin veprim e ka bërë edhe legjenda e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo.

Ai në konferencë për shtyp e largoi Coca Colan, duke bërë thirrje që të pihet më shumë ujë.

Ky veprim i portugezit i solli humbje pijes së gazuar rreth katër miliardë euro, shkaku i prishjes së imazhit sa do pak. /Insporti.com/