×
  • Sport
  • Sport

    Pogba lë Manchester United për Juventusin?

    Insajderi
    31 October 2021 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Paul Pogba thuhet se nuk ka ndërmend të nënshkruajë kontratë të re me Mancehster United, teksa opsioni i tij i preferuar është Juventusi, i ndjekur nga Real Madridit.

    Marrëveshja aktuale e mesfushorit 28-vjeçar përfundon në qershor 2022, ndërsa negociatat për një zgjatje duket se kanë ndaluar.

    Pasiguria mbi fatin e menaxherit Ole Gunnar Solskjaer është gjithashtu pas hezitimit, duke ndjerë se koha e tij në Old Trafford ka përfunduar, shkruan footballitalia.

    Sipas të përditshmes, Sport Italia, agjenti Mino Raiola dhe Pogba kanë vendosur të mos nënshkruajnë një kontratë të re dhe do të largohet si agjent i lirë ne verën e ardhshme.

    Një rikthim në Juventus thuhet se është zgjedhja e parë për francezin, pasi ai pati disa nga sezonet më të mira të karrierës së tij në Torino nga 2012 deri në 2016.

    Ai u kthye te Manchester United në vitin 2016 për 105 milionë euro dhe tani është vendosur të largohet sërish si agjent i lirë.

    Për të përballuar pagën e Pogbas, bardhezinjtë do të duhet të shesin Aaron Ramsey dhe Ëeston McKennie ose Adrien Rabiot.

    Më pas ata mund të propozojnë një kontratë me vlerë 12 milionë euro në sezon plus bonuse.

    Një opsion për Pogban do të ishte Real Madridi, sipas këtij raporti, por Paris Saint-Germain nuk duket të jetë një opsion për të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark