×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Policët zihen në pritë – përballen me rrebesh plumbash [video]

    Insajderi
    15 September 2021 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një departament i sherifit në Florida ka publikuar një video dramatike të një ndalimi të trafikut që u shndërrua në një shkëmbim zjarri vdekjeprurës me një burrë të përshkruar si një “kriminel i dhunshëm”, shkruan ABC 7.

    Incidenti filloi nga ajo që dukej si një ndalesë rutinore e trafikut të një makine që kishte tre të rritur dhe një foshnjë 2 muajshe brenda.

    Ndërsa policet po flisnin me dy nga pasagjerët, ata i kërkojnë një të treti të dalë nga automjeti. Ai papritmas hidhet nga sedilja e pasme me një pushkë dhe hap zjarr në mënyrë të përsëritur, ndërsa policët mbulohen dhe përpiqen të kthejnë zjarr. Një polic u qëllua në këmbë.

    Ndërsa zbresin poshtë, ata nuk e shohin personin e armatosur të vrapojë pas automjetit të tyre të patrullës dhe të kërcej mbi ta, transmeton Express.

    Arma e tij me sa duket ishte bllokuar, kështu që ai përdori pjesën e pasme të pushkës për të goditur një polic në kafkë në mënyrë të përsëritur. Polici tjetër ndryshon shpejt reportuarin e tij dhe hidhet për të ndihmuar, duke hapur zjarr në mënyrë të përsëritur në distancë të afërt dhe duke vrarë sulmuesin.

    Incidenti që përfshiu sherifat e Brevard County ndodhi në gusht në West Melbourne, Fla.

    Hetuesit thonë se më shumë se 61 plumba u qëlluan në më pak se një minutë.

    I dyshuari ka vdekur në vendin e ngjarjes. Ai u identifikua më vonë si Paris Wilder, 38 vjeç, nga Cocoa, Fla.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark