×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Policia austriake arreston dhëndrin kosovarin ditën e martesës

    Insajderi
    08 February 2023 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e arrestoi dhëndrin rrugës teksa ai shkonte për në zyrën civile ku do të bëhej edhe kurorëzimi

    Pranga në vend të unazës së martesës!

    Një kosovar nga Vöcklabruck e kishte imagjinuar krejt ndryshe ditën më të bukur të jetës së tij. Për t’iu shmangur depërtimit nga Austria, 24-vjeçari kishte vendosur të martohet me një hungareze në zyrën e gjendjes civile në Gmunden (Austria e Epërme). Martesa e tij me hungarezen si shtetase e BE-së do t’i mundësonte kosovarit leje qëndrimin dhe të banojë ligjërisht në Austri, raporton albinfo.at.

    Por, nusja dhe 30 të ftuarit kanë pritur kot në zyrën e gjendjes civile, sepse policia e arrestoi dhëndrin rrugës teksa ai shkonte për në zyrën civile, ku do të bëhej edhe kurorëzimi. Fatkeqësisht “ceremonia martesore” e çiftit u zhvendos në zyrat e policisë austriake.

    Sipas krone.at, kosovari prej kohesh ishte duke qëndruar ilegalisht në Austri dhe ai disa herë kishte arritur t’i shpëtojë policisë. Të premten e kaluar policia ishte paralajmëruar për rastin dhe ata arritën ta arrestojnë ditën e martesës, përcjell albinfo.at.

    Kosovari është ndaluar në paraburgim në pritje të depërtimit për në vendlindjen e tij.  Detajet e tjera rreth ceremonisë së martesës dhe dasmës së planifikuar nuk janë bërë të ditura.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark