×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Policia austriake në kërkim të kosovarit, ka vjedhur mbi 100 mijë euro

    Insajderi
    02 December 2022 - 08:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosovari Xh. F. dyshohet se për më shumë se një vit ka kryer vjedhje të shumta në rrethinat Perg dhe Urfahr, si dhe në Graz dhe rrethinë.

    Siç thuhet në njoftimin e policisë austriake, ai udhëtonte mes Austrisë së Epërme dhe rajonit të Steiermarkut. Objektiv i tij ishin ndërtesat e banimit, në të cilat hajduti i dyshuar serial thuhet se ka vjedhur më shumë se 100,000 euro. Nuk dihet që gjatë kryerjeve të veprave të hajnisë shoqërohej edhe nga ndonjë person tjetër.

    Sasia e lartë e dëmit erdhi si rezultat i shumë akteve që kosovari F. thuhet se ka kryer gjatë një viti, thotë Heimo Kohlbacher nga Shtabi i Policisë së Shtetit në Steiermak. Mund të ndodhë që i kërkuari të jetë ende i fshehur në Austri.

    Prokuroria publike në Linz ka bërë të ditur identitetin e kosovarit si dhe ka publikuar fotografinë e tij. Ata bëjnë thirrje te popullata që kushdo që e sheh apo ka informacione rreth këtij personi, mund ta lajmëron në secilin stacion policor në mënyrë anonime./albinfo.ch

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark