×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia e kërkon kosovarin që haptazi shfaqet ne Facebook, reagon avokatja e tij

    Insajderi
    16 July 2021 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e Agim Dreshaj i lindur më 01.09.1967 në fshatin Prigodë të Istogut.

    Lidhur me këtë ka reaguar avokatja e Agim Dreshajt, Aurora Mulhaxha.

    Ajo ka njoftuar se i mbrojturi i saj asnjëherë nuk është ftuar nga organet kompetente. Thekson se ai jeton në Gjermani.
    Mulhaxha poashtu ka thënë se Dreshaj, lajmin e tij për kërkim nga policia e ka kuptuar nga mediat.

    “Ju njoftojë se lidhur me flet kërkimin e Agim Dreshaj kam marr Autorizim për përfaqësim. I mbrojturi im reagon me shumë përgjegjësi, dhe se ky publikim është cenim i të drejtave dhe lirive. I mbrojturi im asnjëherë nuk është ftu nga Policia, Prokuroria apo Gjykata për tu procedu. I njëjti jeton në Gjermani, dhe vetëm nga mediat e ka kuptu që po kërkohet nga Gjykata. Ky veprim me kërkim publik ka qenë dashur të bëhet në qoftëse është dërgu ftesë dhe i ka ik thirrjes së Gjykatës ose organeve të Drejtësisë. Shumë shpejt do përballet me të vërteten”, ka thënë ajo shkruan Insajderi.

    Përkundër kërkimit të tij nga Policia e Kosovës, Agim Dreshaj nuk fshihet dhe mban rrjete sociale. Ai është aktiv në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark