×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia e KFOR-i shihen në afërsi të Banjskës

    Insajderi
    24 September 2023 - 09:45

    Forca të shtuara të Policisë së Kosovës bashkë me KFOR-in janë parë të stacionuara në rrugën Mitrovicë – Leposaviq, përkatësisht në afërsi të Banjskës, pasi sot një polic ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur nga sulmet e grupeve kriminale.

    Deri te shkëmbimi i zjarrit ka ardhur pasi një grup personash me dy kamionë kanë bllokuar urën që çon në fshatin Banjskë.

    Policia e Kosovës bëri të ditur se pas reagimit të tri njësive të policisë, me të hasur në vendin e ngjarjes, të njëjtit janë sulmuar me zollë, granata dore e armë zjarri, ku të shtënat po vazhdojnë akoma.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark