×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Policia e Kosovës: Mbi 4 mijë aksidente trafiku janë shënuar vetëm brenda tre muajve të fundit

    Insajderi
    05 April 2023 - 12:24

    Policia e Kosovës sot ka mbajtur një konferencë  për media, në të cilën kolonel, Jeton Rexhepi ka folur për gjendjen në komunikacion gjatë muajve të fundit.

    Ai ka bërë të ditur se vetëm brenda tre mujorit të parë të vitit 2023 janë shënuar 4 mijë e 248 aksidente trafiku.

    “Në periudhën janar- mars 2023 janë 4248 aksidente në total, prej tyre janë 18% ose 4 raste më pak aksidente fatale se sa vitin e kaluar”, ka deklaruar Rexhepi.

    Koloneli ka bërë të ditur se prej tyre 18 kanë pasur pasoja fatale, ku kanë vdekur gjithsej 23 persona.

    Siç ka bërë të ditur ai, policia ka ndërmarrë shumë aktivitete që kanë të bëjnë me kontrollin e shpejtësisë, duke shtuar kështu patrullimet në teren./Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark