15:00 - 26 Maj 2023

Një kolonë me autoblinda të njësive speciale të Policisë së Kosovës ka hyrë në Zveçan.

Automjete speciale me gypa të gjatë aktualisht janë në rrugët e Zveçanit, raporton media serbe Kosovoonline, transmeton Insajderi.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë rrethuar sot para mesditës ndërtesat e komunës Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, pas së cilës kanë rënë sirenat e alarmit.

Në një moment policia i ka shpërndarë serbët e mbledhur me gaz lotsjellës dhe granata trullosëse.

Pas incidenteve në Zveçan, KBC Kosovska Mitrovica ka pranuar disa qytetarë të cilët kanë pësuar lëndime nga bombat shokuese dhe gazi lotsjellës.