×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e mobilizuar në zbatimin e masave Anti Covid-19

    Insajderi
    22 November 2020 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës është mobilizuar në gjithë vendin për të zbatuar masat e ndërmarra nga institucionet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

    Zbatimin e platni operativ për këtë çështje, po e bënë edhe Drejtoria Rajonale e Policisë, në Gjilan, e cila në 24 orët e fundit ka shqiptuar 61 fletë paraqitje në polici për mos respektimt ë masave kundër Covid-19.

    “Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Policisë në Gjilan vazhdon zbatimin e planit operativ dhe realizimin e vendimeve të institucioneve shtetërore në parandalim të përhapjes së pandemisë. Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, për njëzet e katër orët e fundit, në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit, kanë shqiptuar gjithsej gjashtëdhjet e një (61) fletë paraqitje për mos respektim të këtyre masave”, thuhet në një njoftim të Policië.

    Me këtë rast, organet e rendit kanë ftuar qytetarët që t’i respektojnë masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

    “Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë, ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore”, theksohet në njoftim.  /Insajderi.org

    Fotografia e Kosovo Police
    Fotografia e Kosovo Police

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark