×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia furnizohet urgjentisht me blloqe për shqiptimin e gjobave

    Insajderi
    19 July 2021 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës është furnizuar me 14 mijë blloqe të fletëparaqitjeve për kundërvajtje, të premten.

    Në mungesë të blloqeve, institucioni i policisë ka kontraktuar një kompani private për furnizimin me blloqe për shqiptimin e gjobave. Ka paguar rreth 24 mijë euro.

    Sipas njoftimit të publikuar në uebsajtin e prokurimit publik, e-prokurimi, Policia ka zgjedhur një procedurë të përshpejtuar për lidhjen e kontratës me kompaninë “Berati” N.G.B.L..

    Sipas dosjes së tenderit, procedura tenderuese ka zgjatur katër ditë, raporton Gazeta Insajderi.

    Policia e Kosovës, gjatë javëve të fundit, ka shqiptuar afërsisht nga një mijë gjoba për 24 orë. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark