×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia: Gazetari gënjeu se u kërcënua, nisin hetime ndaj tij

    Insajderi
    14 April 2017 - 11:16

    Policia e Kosovës ka hapur rast ndaj gazetarit Musa Mustafa për raportim të rrejshëm, dy ditë pasi ai deklaroi se ishte kërcënuar me jetë përmes një sms në gjuhën serbe.

    Sipas Policisë së Kosovës, hetimet e zhvilluara nën autorizimin e  prokurorit, bazuar në prova të siguruara dëshmojnë se se rasti i raportuar nga gazetari nuk ka elemente të kanosjes.

    “Provat tjera të siguruara kanë ngritur dyshime të arsyeshme të bazuara për vepër tjetër penale ndaj ankuesit  në fjalë, ndaj të cilit është iniciuar kallëzim penal për vepër penale ‘lajmërim apo kallëzim i rremë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Insajderi.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark