×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep 20 mijë euro për informacione rreth vrasjes së Ivanoviqit

    Insajderi
    29 October 2018 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia ka dyfishuar shpërblimin për informacionin e vrasjes së liderit të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanovic.

    Duke kujtuar se  kanë kaluar më shumë se nëntë muaj që nga vrasja e Ivanovicit, policia aso kohe kishte vënë një shpërblim prej 10 mijë euro për secilin që mund të ofrojë informacione që do të çonin në zbardhjen e këtij krimi, njofton gazetametro.net.

    Mirëpo, shuma e vendosur atëherë është dyfishuar, kjo është konfirmuar sot për mediat serbe nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë për Resursë , Dejan Jankovic.
    Sipas tij, kjo shumë tanimë kap shifrën e 20 mijë eurove.

    Ivanoviq u vra më 16 janar të këtij viti përpara zyreve të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark