×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Policia jep detaje për aksidentin ku u përfshi vetura e eskortës së kryeministrit

    Insajderi
    12 December 2022 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një femër është lënduar në aksidentin e mbrëmshëm, ku ishte përfshirë edhe njëra nga eskortat e kryeministrit Albin Kurti.

    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se shkak i aksidentit dyshohet të jetë pakujdesia e shoferit të veturës civile.

    Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:37.

    “Është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë një veturë civile dhe një veturë zyrtare, pasi që dyshohet se vetura civile nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar e dyshuara dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi”, thuhet në raport.

    Për këtë aksident mbrëmë foli edhe kryeministri Kurti. Ai tha se kishin fat në fatkeqësi, pasi askush nuk u lëndua rëndë. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark