×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit të KEDS-it në vendin e punës

    Insajderi
    25 July 2017 - 15:03

    Punëtori i KEDS-it, Veli Spahiu, i cili vdiq të hënën në vendin e punës, dyshohet se ka vdekur si pasojë e goditjes nga energjia elektrike.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Osman Imsaili, komandant i Policisë në Rahovec.

    “Dyshohet se rasti ka ndodhur rreth orës 15 e 30 minuta në fshatin Celinë, komuna e Rahovecit. V.S personi që ka ndërruar jetë, dyshohet se shkaktar i vdekjes  të ketë qenë energjia elektrike”, ka thënë Ismaili për Insajderin.

    Ismaili, ka thënë se në lidhje me vdekjen e të ndierit do të mësohet nga raporti i ekspertizës. Ai ka treguar se trupi i është kthyer familjarëve ku sot pritët të bëhet varrimi.

    “Viktima është nga fshati Zatriq. Tashmë është liruar trupi i tij dhe i është kthyer familjarëve  ndërsa varrimi i të ndierit do të bëhet sot”, ka thënë Ismaili.

    Veliu punonte prej shumë vitesh si Shkyçës në Departamentin e Operimeve në Distriktin e Gjakovës, përkatësisht në Rahovec./Insajderi.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark