×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Policia jep detaje, tregon se çka është konfiskuar në aksionin “Brezovica”

    Insajderi
    03 March 2023 - 09:38

    Mbrëmë janë arrestuar 15 persona pas aksionit të Policisë së Kosovës, të cilët me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt kanë zhvilluar një operacion në kuadër të hetimeve lidhur me rastin  “Brezovica”.

    Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar dhe bastisur një numër i madh i auto salloneve, shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë, Lipjanit dhe komunës së Vitisë.

    Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se janë sekuestruar armë, fishekë, para, dokumente dhe gjëra të tjera.

    “Nën dyshimin se janë të përfshirë në kryerjen e veprave të cekura, ndërsa si dëshmi  janë sekuestruar: 8 (tetë) armë të ndryshme me 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) fishekë kalibër i ndryshëm, 2 (dy) shufra metalike, DVR, 22 (njëzet e dy) vetura, 2 (dy) motoçikleta, 83,995 (tetëdhjetë e tre mi e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë) €, 16 (gjashtëmbëdhjetë) USB dhe dokumente të ndryshme. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.

    Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga disa nga auto sallonet që janë bastisur dhe iu janë sekuestruar dhjetëra vetura.

    “Autosalloni Lipjani” ka qenë cak i këtij aksioni.  Sipas burimeve të gazetës këtij salloni iu janë sekuestruar rreth 10 vetura që kapin shifra milionëshe.

    Gazeta Insajderi sjelli pamje ekskluzive nga veturat që u janë sekuestruar sallonit “Lipjani” që ndodhet në Çagllavicë.

    Po ashtu, policia ka zbarkuar edhe tek  “Auto Salloni Besa” dhe “Iliri”.

    Të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar  në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”.

    Gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.

    Ky aksion është ndërmarr nga Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës- Drejtorinë për Hetimi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark