×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia ka nisur hetimet për vdekjen e 23-vjeçares në Drenas

    Insajderi
    17 September 2021 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e vdekjes së 23-vjeçares nga Drenasi.

    Sipas raportit, asaj i ishte keqësuar gjendja në vendin e punës, dhe pasi ishte dërguar në QKUK, kishte vdekur.

    Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

    “QKUK, Prishtinë, 15.09.2021-17:45. Viktima femër kosovare, të cilës sipas informatave të para i ishte keqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës, pasi ishte dërguar në QKUK kishte ndërruar jetë, dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore ishte e rëndë. Sipas mjekëve të QKUK-së, rekomandimi i tyre ka qenë që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion, por familjarët ka refuzuar. Për shkak të dyshimeve, njësitet policore janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori”, thuhet në raport.

    Për vdekjen e 23-vjeçares janë deklaruar dje edhe nga Klinika Emergjente e QKUK-së.

    Sipas QKUK-së, ajo ishte dërguar në Emergjencë shkaku i humbjes së vetëdijes, me bebëza të zgjeruara, pa tension arterial, pa puls periferik dhe me frymëmarrje të vështirësuar.

    “Menjeherë mjekët dhe stafi shëndetësorë ka ndërmarrë masat reanimatore,  pacientes i  bëhen analizat laboratorike, radiologjike dhe konsulencat  tjera mjekësore. Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikën Emergjente,  pacientja nuk arriti të mbijetonte, vdekja konstatohet në ora 17:45. Diagnoza përfundimtare e vdekjes  ishte  hemoragjia intraabdominale (   gjakderdhje në bark) , shok hemoragjik. Familjarët kanë  refuzuar abduksionin”, ka njoftuar QKUK-ja.

    Për videot e fundit ndiqeni INSAJDERI TV

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark