×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia konfirmon: Kemi hasur në disa pamflete me përmbajtje të urrejtjes në disa lokacione në veri të vendit

    Insajderi
    13 September 2024 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas aktakuzës për rastin e Banjskës, janë vendosur disa pamflete kërcënuese në veri të vendit.

    Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëvendësdrejtori i Policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani, i cili tha se me urdhër të Prokurorisë Speciale, rasti është inicuar si “nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”.

    Elshani bëri të ditur se deri më tani s’ka të dyshuar e të arrestuar.

    “Konfirmojmë se në disa lokacione në veri të vendit kemi hasur në disa pamflete me përmbajtje të urrejtjes dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale, rasti iniciohet si nxitje e urrejtes dhe përcarjes. Nuk kemi të dyshuar e as të arrestuar. Policia po punon në drejtim të ndriqimit të rastit”, thuhet në përgjigjen e Elshanit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark