×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia konfiskon nga një person 8 kilogram marihuanë në Pejë

    Insajderi
    27 January 2017 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka konfiskuar sot në Pejë mbi 8 kilogramë substancë narkotike. Policia ka arrestuar personin e dyshuar me iniciale Z. K për ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’

    “Njësia e DHTN-së në Pejë, në asistencë të njësive tjera policore (Njësisë së Reagimit të Shpejtë dhe Njësisë së Krim-Teknikës), më 27 janar 2017, ka kontrolluar një shtëpi në Pejë. Gjatë kontrollit ku ka gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provës materiale: 18 paketime të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë: 8 kg e 319.6 gr”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Me urdhër të prokurorit i dyshuari me iniciale Z.K, i lindur më 1967, nga Kosovës, dërgohet në ndalim policor për 48 orë.

    “Me urdhër të prokurorit, i dyshuari Z. K., lindur më 1967, mashkull, shtetas i Kosovës, dërgohet në ndalim policor për 48 orë. Po ashtu Policia sekuestron si provë materiale: substancën narkotike (8 kg e 319.6 gr.), një peshore digjitale, një brisk, lidhëse plastike, foli najloni të tejdukshëm për paketim, qese plastmasi, formati 300×400 për paketim dhe një telefon”, thuhet një njoftimin nga Policia e Kosovës./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark