×
  • Showbiz
  • Show

    Policia në Mbretërinë e Bashkuar u detyrua të sqarojë shoferët se shenja e punimeve në rrugë nuk të qon te loja “Squid Game”

    Insajderi
    13 October 2021 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia u detyrua të sigurojë shoferët se një shenjë e re rrugore nuk do të çojë në të ashtuquajturën “Squid Game”, e cila përmban një katror, rreth dhe trekëndësh.

    Policisë së Luginës së Thamesit i është dashur të mohojë se devijimi i çuditshëm i drejton njerëzit në serialin e Netflix-it.

    Shoferët vunë re shenjën misterioze të verdhë në M4, Junction 5 në Slough, Berkshire, shkruan DailyMail.

    Të tre format e njëjta (katrore, rreth dhe trekëndësh) përdoren si simbole nga ata që drejtojnë lojërat brutale në serialin e Netflix-it.

    “Squid Game” është një nga serialet më të njohura të momentit, pavarësisht skenave të dhunshme ku konkurrentët me para të gatshme joshen të luajnë sfida “jetë a vdekje” për të fituar para.

    Sidoqoftë, në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar format – katrore, trekëndëshi, rrethi dhe diamanti – zakonisht përdoren për të drejtuar për te HGSv (nomenklatura ku zhvillohem punimet).

    Duke iu përgjigjur konfuzionit, Policia e Luginës së Thames shkroi në Twitter:

    “Mirëmbrëma të gjithëve. Pra, ne mund të konfirmojmë se duke ndjekur këtë sinjalistikë nga M4 Junction 5 në Slough nuk do t’ju çojë në serialin e njohur të Netflix-it, ‘Squid Game’”.

    “Janë vetëm udhëzime për rrugët e devijimit gjatë punimeve në rrugë”, shkruhej në status.

    Pavarësisht sqarimit, një ndjekës me emrin Louise Smee e hutuar u përgjigj: “Por çfarë na tregojnë ato forma?”.

    Një tjetër – e quajtur Melissa – shtoi në mënyrë të ngjashme: “Pra, çfarë kuptimi kanë format?”.

    Michael Strubel tha: “Çfarë lehtësimi”, ndërsa Jamie Hall duartrokiti policët, duke thënë: “Status i shkëlqyer”.

    Seriali i zhanrit dramë, prodhim i Koresë së Jugut, “Squid Game” ka pasur mbi 100 milion shikues në të gjithë botën që kur filloi të transmetoj një muaj më parë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark