Tifo grupi i Vëllaznimit, “Kuqezinjte e Jakovës” kanë reaguar pasi policia nisi hetimet ndaj tyre.
Në derbin e basketbollit kosovar ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës u panë skena të ndryshme, duke nisur nga djegia e flamurit serb, një parullë për Mitrovicën dhe fishkëllimi i himnit shtetëror të Kosovës dhe intonimi i himnit kombëtar shqiptar.
Por, për njërin prej tyre, Prokuroria në Gjakovë ka hapur rast.
Bëhet fjalë për djegien e flamurit serb, e cila është vlerësuar si nxitje e përçarjes dhe e mosdurimit.
Ndërsa ka ardhur edhe reagimi i “Kuqezinjve të Jakovës”.
KOMUNITAKA ZYRTARE:
“Këtë komunikat po e nisim me një urim, urime ia dolet ti gëzoni zagarët tuaj, policia ndërmori masa, dhe po arreston djemt e Kuqezinjeve.Po ua bëjm me dije, hapni burgje, se do kallim cdo ndeshje flamurat e tyre, neve na u kallen shtëpit, familjarët, e zemrat tona, askush nuk hetoj asgjë.Ishim prezent në të gjitha lufterat, në të gjitha frontet, ne jemi bijt e dëshmorëve, e luftëtarëve të qytetit ton, ne ua kemi borgj tua mbrojm nderin”, thuhej ndër tjera në postimin e tyre.