×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia nuk e di motivin e ngjarjes tragjike në veri të Mitrovicës

    Insajderi
    27 May 2022 - 17:41

    Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në veri të vendit ku një anëtar i një familjeje i mori jetën babait dhe vëllait të tij.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, duke sqaruar për KosovaPress rastin tragjik ka thënë se policia është duke punuar akoma për zbardhjen e motivit të kësaj ngjarje.

    “Më datë 27.05. në orët e mëngjesit, përkatësisht në ora 05:55 ka ndodhur një incident tragjik në banesën e personit me inicialet B.M. në rrugën ‘Mbreti Petër’ në Mitrovicën Veriore, dhe Akoma nën rrethana të pasqaruara, ka ardhur tek rasti i vrasjes së rëndë, ku i dyshuari me inicialet M.B. I lindur më 1993, ka goditur disa herë me thikë dhe ka privuar nga jeta anëtarët e ngushtë të familjes së tij, vëllain me inicialet B.U. dhe babain me inicialet M.B. I dyshuari është arrestuar menjëherë dhe gjendet nën kontrollin policorë”.

    “Hetimet janë zhvilluar nën mbikëqyrjen e prokurorit të prokurorisë në veri të Mitrovicës, derisa ekipet e hetuesisë të regjionit Mitrovicë Veri kanë marrë të gjitha masat me qëllim të zbardhjes së motivit të kësaj ngjarje”, tha ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark