×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia nuk e merr seriozisht kërcënimin e ISIS-it ndaj UP-së: E shkroi dikush në Kosovë

    Insajderi
    15 February 2017 - 19:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës, nuk e ka parë si serioze letrën të ashtuquajtur “letër kërcënuese” të drejtuar për Universitetin nën mbishkrimin e ISIS-it.

    Burime të Insjaderit brenda Policisë, përkatësisht brenda Njësisë Kundër Terrorizmit, bëjnë te ditur se Policia beson se letra është lëshuar në Kosovë, nga dikush që ka dashur ta prishë, manifestimin e Universitetit që ka pasur me rastin e 47 vjetorit të themelimit.

    Megjithatë manifestimi për disa minuta u pengua nga disa studentë të  organizatës “Studim, Kritikë,Veprim”, të cilët protestuan për cilësinë e dobët të Universitetit dhe kapjen e tij nga politika, duke e quajtur edhe “Universiteti i Prontos”.

    Më herët Policia doli në një konferencë për media ku tregoi detaje rreth letrës.

    Policia ka identifikuar fjalë brenda kësaj letre të cilat nuk përdoret asnjëherë nga ISIS-i.

    Mes tyre, është emri Zot që ISIS nuk e përdorë asnjëherë, por gjithmonë i referohet si Allah.

    “Po ashtu shprehja “Takohemi te Zoti”, nuk përdoret nga ISIS-i”, thotë burimi brenda Policisë, për Insajderin.

    Sipas Policisë, shprehja “Takohemi te Zoti” nuk përdoret nga ISIS-i sepse ata besojnë “se te Allahu shkojnë njerëzit e mirë siç janë ata”, ndërsa “njerëzit e këqij siç mund të cilësohen njerëzit e Universitetit, nuk shkojnë te Zoti”.

    Këto shprehje që janë përdorur në letrën e nënshkruar në emër të ISIS-it, konsiderohen prej policisë si elemente të mjaftueshme për të besuar  se kjo letër nuk ka lidhje me organizatën terroriste ISIS.

    Megjithatë Policia është duke punuar të identifikojë vendin prej nga është lëshuar dhe autorin apo autorët e kësaj letre. /Insajderi.com

    UP kërcënohet përmes një letre me nënshkrimin ISIS

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark