×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia parandalon krimin në familje, arrestohet 37-vjeçari në Kamzë

    Insajderi
    05 September 2022 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Tiranës ka njoftuar se ka parandaluar një krim të mundshëm në familje në Kamzë duke arrestuar shtetasin 37-vjeçar, Marash Mexhaj.

    Sipas informacioneve, i arrestuari ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe kishte arritur ta kanoste atë me një armë zjarri, e cila u sekuestrua në flagrancë gjatë operacionit në fshatin Kasallë ku çifti banonte, ndërkohë që ishte me fishek dhe gati për qitje.

    Personi tentoi të largohet nga vendngjarja, por u kap nga efektivët.

    Mexhajt i është sekuestruar ndër të tjerat edhe municion ushtarak dhe pesë radio që dyshohet se lidheshin me valët e radiove të Policisë, diçka që bën të mendohet edhe për vepra të tjera të paligjshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark