×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Policia sekuestron 146 kavanoza me mjaltë dhe 40 kilogramë djathë në Prevallë

    Insajderi
    04 December 2022 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë së shtunës, në rajonin e Prizrenit, policia ka arritur të sekuestrojë sasi të madhe të mjaltës dhe ushqimeve tjera, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar.

    Përmes raportit 24 orësh, policia ka njoftuar se pas një pune hetimore, njësitë policore tek i dyshuari mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar 83 kavanoz me mjaltë dhe 40 kilogram djathë/kaçkavall që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia Veriore në Republikën e Kosovës.

    Lidhur me rastin janë marrë mostrat për ekzaminim nga ana e inspektorëve të AUV-it, ndërsa malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.

    Në rastin tjetër, tek i dyshuari i dytë policia ka gjetur dhe ja sekuestruar 32 kavanoz me mjaltë që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia Veriore në Republikën e Kosovës.

    Edhe në këtë rast janë marrë mostrat për ekzaminim nga ana e inspektorëve të AUV-it, ndërsa malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.

    Kurse në rastin e tretë, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar 31 kavanoz me mjaltë që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia Veriore në Republikën e Kosovës.

    Lidhur me rastin janë marrë mostrat për ekzaminim nga ana e inspektorëve të AUV-it, ndërsa malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.

    Në të tria rastet është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rastet të procedohen në procedurë të rregullt. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark