×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia shoqëron katër persona në stacion, prishën rendin dhe qetësinë në Rrugën B

    Insajderi
    10 June 2021 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Katër persona janë shoqëruar në Stacion Policor në Prishtinë, pasi kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Sipas saj, rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes personave në fjalë.

    “Sot rreth orës 17:20 është pranuar informata për një mosmarrveshje në në rrugën ” B” në Prishtinë. Me të marrë informatëm policia, ka arritur në vendin e ngjarjes, dhe ka shoqëruar 4 persona në stacion policor. Në koordinim me prokuronin e shtetit ngjarja procedohet si kundërvajtje, (Prishje e rendit dhe qetësisë Publike), konform Ligjit mbi Rendin dhe Qetesinë Publike”, tha Ahmeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark