×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia vazhdon patrullimin dhe inspektimin ne lokale

    Insajderi
    20 April 2021 - 07:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës dhe Inspektoriati AUV, kanë inspektuar lokale afariste dhe qendra tregtare, për të shikuar nga afër se sa po zbatohen masat AntiCovid.

    Sipas Policisë, patrullat policore përveç angazhimeve rutinë në detyra policore, janë angazhuar në kontrolla dhe inspektime të përbashkëta me inspektorë, në zbatim të vendimit të Qeverisë, si dhe ndërmarrjes së masave ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë këto masa.

    “Qëllimi primar vazhdon të mbetet siguria e përgjithshme dhe shëndeti publik, andaj apelojmë që të respektohen masat AntiCovid”, thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark