×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Policisë në Indi i humbin 200 kg kanabis: I hëngrën minjtë

    Insajderi
    24 November 2022 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia në Indi fajësoi minjtë për zhdukjen e 200 kg kanabis që mbahej e magazinuar në stacion policie dhe që ishte sekuestruar nga trafikantë të ndryshëm droge.

    Një gjykatë në Uttar Pradesh mësoi se “minjtë janë kafshë të vogla të cilat nuk kanë frikë nga policia dhe është shumë e vështirë të ruash drogën prej tyre”.

    Por megjithatë trupi gjykues nuk u bind nga kjo gjë pasi është hera e tretë që droga shkatërrohet nga brejtësit dhe për këtë arsye kërkon prova të mëtejshme.

    Në vitin 2018, 8 punonjës policie në Argjentinë u shkarkuan nga puna pasi fajësuan minjtë për zhdukjen e gjysmë toni me kanabis./A2CNN

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark