×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pompat në Turqi së shpejti nuk do të mund të shtypin çmimin e karburanteve – ose do të duhet të ndërrojnë tabelat

    Insajderi
    26 October 2021 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndonëse çmimi i karburanteve në Turqi është dukshëm më i ulët se në pjesën tjetër të botës, çmimet po rriten në mënyrë të pandalshme.

    Dhe se sa e madhe dhe e papritur është kjo rritje e çmimeve, tregon më së miri informacioni se pompat e benzinës në Turqi së shpejti nuk do të mund të kenë të shfaqur çmimin e karburantit në tabelat e tyre – ose do të duhet t’i “përmirësojnë” ato.

    Arsyeja është krejtësisht banale, dhe kjo është se sistemi i tyre parashikon printimin e çmimeve njëshifrore të karburanteve me dy numra dhjetorë shtesë.

    Siç vlerësojnë mediat, ndërsa çmimet rriten në mënyrë të pandalshme, furnizuesit e karburanteve e kanë gjetur veten të papërgatitur për t’iu përgjigjur kësaj sfide dhe janë të detyruar të ndërmarrin modifikime urgjente.

    Kështu, BP planifikon të modifikojë sistemin në 750 pika karburanti në dy javët e ardhshme, ndërsa Shell me rreth 1100 pika karburanti ende po shqyrton zgjidhjen optimale.

    Ndryshe, siç shkruajnë mediat, benzina aktualisht shitet me rreth 7.90 lira (0.8 dollarë) për litër, ndërsa nafta më e njohur shkon për 8.20 lira.

    Çmimet janë rritur me 10% për benzinën dhe 24% për naftën këtë vit, sipas një përllogaritjeje të bazuar në çmimet e Opet, e cila operon më shumë se 1700 stacione.

    Lira ka humbur 7.5% kundrejt dollarit këtë muaj. Monedha është dobësuar 23% këtë vit, performanca më e keqe midis monedhave të tregjeve në zhvillim e ndjekur nga Bloomberg. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark