×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Portugalia kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Botës – mposht Uruguain

    Insajderi
    28 November 2022 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Portugalia është përfaqësuesja e radhës që kualifikohet në fazën nokaut të Kupës së Botës në futboll. Portugezët të hënën mbrëma fituan 2:0 ndaj Uruguait për të bërë vend në fazën e dytë. Portugalia udhëheq në grupin H me gjashtë pikë. Gana i ka tri pikë, ndërsa Koreja e Jugut dhe Uruguai i kanë nga një pikë. Bruno Fernandes vendosi sfidën mes Portugalisë dhe Uruguait. Në minutën e 54-t ai shënoi për 1:0.

    Në fakt Fernandes krosoi, ndërsa Cristiano Ronaldo kërceu në tentim për ta goditur topin. Fillimisht goli i është evidentuar Ronaldos, por ndërkohë FIFA ka bërë përmirësim dhe golin ia ka numëruar Fernandesit. Më pas Uruguai kishte dy raste të mira. Fillimisht goditi shtyllën përmes Maximiliano Gomezit, kurse më pas Luis Suarez gjuajti pranë portës. Fare në fund, Portugalia fitoi penallti. Nga pika e bardhë i saktë ishte Fernandes. Ai shënoi për 2:0 në minutën e 93-të. Më pas Fernandes goditi shtyllën duke mos ia dalë të kompletoi “hat-trickun”.

    Ndeshja Portugalia – Uruguai ishte e fundit e xhiros së dytë të fazës grupore. Të martën luhen katër ndeshjet e para të xhiros së tretë. Në grupin H, ndeshjet e fundit janë të premten. Portugalia luan me Korenë e Jugut, ndërsa në ndeshjen tjetër takohen Gana e Uruguai. Gara është e hapur për përfaqësuesen tjetër që kualifikohet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark