×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pozhari: 5 emrat e parë të PDK-së nuk kanë lidhje me UÇK-në

    Insajderi
    19 January 2021 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Xhevdet Pozhari ka folur për listat e partive politikë në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 14 shkurt.

    Ai në emisionin Pressing në T7 është ndalur tek lista e PDK’së duke thënë se ajo nuk ka asgjë të përbashkët me historinë e saj.

    “5 emrat e parë të PDK-së nuk kanë lidhje me UÇK-në. Si parti që lidhet me emrin e UCK’së nuk ishte e pritshme”

    Ai tutje është ndalur tek kandidati për kryeministër i PDK’së, Enver Hoxhaj, për të cilin ka thënë se duket sikur të jetë kandidat i LDK’së më shumë se sa i PDK’së.

    “Si mund ta bartë peshën që e ka si PDK me tipin e politikanit sikur Enver Hoxhaj. Mua më shumë më duket ai sikur të jetë kandidat për LDK se sa PDK. Ai është tip i politikanit i vjetër dhe nuk pres që të jetë kandidat i fortë ndaj Vv’së dhe zotëri Kurtit”, shtoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark