×
  • Lajme
  • Lajme

    “Prapa Shefqet Krasniqit e Ikballe Hudutit qëndrojnë miliona dollarë”

    Insajderi
    19 October 2022 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka thënë se pas Shefqet Krasniqit e Ikballe Hudutit qëndrojnë miliona dollarë, duke aluduar në atë se dyshja paguhet për ta përhapur islamin politik dhe vehabizmin.

    Sipas Latifit, prapa imamit Shefqet Krasniqi dhe teologes Ikballe Hudutit, qëndrojnë miliona euro e dollarë mbështetje për të realizuar qëllimet e tyre.

    “Problemi është se prapa Shefqet Krasniqit qëndrojnë miliona euro, miliona dollarë, që janë dhënë në 20 vitet e fundit, për me përhapë islamin politik dhe vehabizmin në Kosovë, ky është problemi i Shefqet Krasniqit, ky është problemi i Hudutit dhe krejt këto. Qindra miliona dollarë në 20 vitet e fundit janë dhënë në këtë Kosovë me dezorientu krejt shoqërinë” – ka thënë Latifi në Pressing.

    Tutje, profesori Latifi ka kritikuar deklaratat e Ikballe Hudutit, e cila shokoi opinionin publik kur tha se ishte interesuar vet që ta martonte burrin, duke bërë thirrje kështu që të legjitimohet poligamia.

    Ai tha se nuk duhet të pranohet diskursi “i Teheranit” mbi çështjet dhe temat e ndryshme në Kosovë.

    “Nuk duhet me bisedu për çështje tona me perspektivën e Tehranit”, ka deklaruar Latifi në Pressing të T7.

    Latifi ka thënë se për ‘degjenerimin’ shoqëror nuk mund të flas Huduti dhe të tjerët që përkrahin ideologji të ngjashme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark