×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Prapaskena, ish-drejtuesi i Bayernit: Mane mund të vinte tetë vite më parë, nuk ndodhi prej Ribery

    Insajderi
    27 June 2022 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bayern Munchen ka përforcuar ofensivën me Sadio Mane. Sulmuesi 30-vjeçar ka firmosur deri në 2025 me kampionët e Gjermanisë, kontratë nga e cila do të përfitojë 17 milionë euro neto në sezon.

    Klubi bavarez e kërkoi edhe 8 vite më parë lojtarin senegalez. Ish-drejtori teknik i Bayernit, Michael Reschke, zbuloi një prapaskenë interesante rreth verës së vitit 2014.

    Mane luante me austriakët e Salzburg, Bayerni e tentoi, por lojtari afrikan përfundoi në Premier League te Southampton për shumën e 23 milionë eurove.

    Ne e pamë atë si një anësor ofensiv, por Ribery dhe Robben ishin më të mirë se ai dhe kishin përparësi për të luajtur në formacion. Por, tani, Mane nuk është i njëjti lojtar që ishte 8 vjet më parë.

    Ai ishte shumë i talentuar, shpërthyes dhe me ritëm të jashtëzakonshëm, një lojtar realisht premtues. Tani ai është një lojtar më i pjekur”, deklaroi ish-drejtuesi i Bayernit, që preferoi të vijonte me francezin Ribery në krahun e majtë të sulmit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark