×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Pre-partyt e Unum Festival përfundojnë rrugëtimin e tyre evropian me një super festë në Tiranë

    Insajderi
    05 May 2019 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas Gjermanisë, Zvicrës, Italisë, Greqisë dhe vendeve të tjera evropiane,
    pre-party i fundit, para fillimit të festivalit të shumëpritur këtë verë, Unum,  do të mbahet në sheshin Nënë Tereza, në Tirane, të premtën me 10 maj.

    Për herë të parë në Tiranë, Unum Festival sjell një ndër emrat më të njohur të skenës elektronike, Loco Dice.

    I njohur për atmosferën e zjarrtë, Loco Dice tashmë ka fituar interesim të jashtëzakonshëm nga të rinjtë e gjitha vendeve të rajonit ku pritet që këtë të premte, më 10 maj, në sheshin Nena Terezë, të mblidhen më shumë se 2,000 të rinj, adhurues të artistit.

    Eventi, i cili mbahet te Akademia e Arteve, në qendër të kryeqytetit shqiptar, pritet të zgjas deri në orët e mëngjesit.

    (Për event KLIKO KËTU)

    Bileta për te Loco Dice është 1500 lek.

    Ata që posedojnë biletë të festivalit UNUM, hyrja për në festën e organizuar në Tiranë do të jetë pa pagesë, kurse  për ata të cilët nuk kanë biletë të festivalit, hyrja do të jetë 1500 lek.

    Poashtu, biletat për festivalin Unum mund të blihen të hyrja e këtij pre-party. Çmimi i biletës së festivalit për mysafirët nga rajoni që përfshijnë Shqipërine, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Greqinë, Serbinë dhe Bosnën është EUR 50.

    Ky pre-party i festivalit, i fundit në rajon pritet të jap indikacionin final se si do të jetë atmosfera ne Shëngjin këtë fillim sezone.

    Sipas Rave Travel, partneri zyrtar i shitjes, interesimi për bileta dhe akomodime të festivalit dita e ditës po rritet nga mysafirë lokal dhe ata ndërkombëtar, duke lënë të kuptohet se ky organizim po shkon drejt një suksesi të paparë.

    UNUM Festival është festival ndërkombëtar me mbi 70 artistë, lokal dhe ndërkombëtarë, emra të mëdhenj të skenës elektronike, të cilët do performojnë në tre skena të ndryshme në plazhin Rana e Hedhun në Shëngjin të Shqipërisë, nga data 31 maj deri me 3 qershor.

    www.unumfestival.com

    www.facebook.com/unumfestival

    www.instagram.com/unumfestival

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark