Arbër Hoxha pranoi top të mirë në krahun e majtë. E vazhdoi para dhe gjuajti fuqishëm në drejtim të portës.
Topi u ndal në rrjetë dhe Hoxha iu gëzua një tjetër supergoli në elitën e futbollit kroat. Hoxha është pjesë e Slaven Belupos, që të dielën mposhti Rijekën me rezultatin 2:1. Futbollisti kosovar shënoi në minutën e 45-t. Ishte ndeshje e xhiros së 14-t në elitën e futbollit kroat.
GOLI:
Hoxha luajti deri në minutën e 84-t. Arb Manaj ishte në bankën rezervë.
Te Rijeka deri në minutën e 90 luajti Lindon Selahi, ndërsa Bernard Karrica ishte në bankën rezervë.