×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Prekazi ka mbetur i habitur: Futbollistët e Dritës nuk u angazhuan

    Insajderi
    25 April 2021 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U-21, Rafet Prekazi ka mbetur i habitur se si futbollistët nuk vraponin në derbin ndërmjet KF Dritës dhe KF Prishtinës, të cilin e fituan mysafirët nga kryeqyteti me rezultat 1:2, raporton Insporti.com.

    Prekazi duke analizuar derbin e sotëm, ka deklaruar se futbollistët e skaudrës gjilanase nuk janë angazhuar sa duhet në pjesën e dytë, përkundër se kanë kualitetet të larta.

    “E çuditshme lojtarët nuk u angazhuan, bëhet fjalë për një skuadër me kualitete”.

    Me këtë fitore, Prishtina renditet në pozitën e tretë me 63 pikë të grumbulluara, një më pak se sa Drita që është në të dytën me 64 pikë, aq sa edhe Ballkani në të parën.

    Fitorja e sotme është e katërta sezonale e Prishtinës ndaj Dritës. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark