Reperi i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Në një prononcim për gazetën Insajderi, Genc Prelvukaj u shpreh se ngjarja e fundit është një goditje shumë e rëndë për të kaluarën dhe luftën shumë të pastër të shqiptarëve.
Duke marrë parasysh se Genci shumë herë i komenton ngjarjet politike, ai më tutje tha:
“Ky është një zhvillim që asnjëri prej nesh nuk mund ta konsideroj si zhvillim normal, jo vetëm këto dy raste por çdo tendenc për njëllosjen e UCK-së, kështu që secili prej nesh duhet të jetë mbështetje, sepse ka të bëjë me pjesën më të ndishme dhe pjesën më shpirtore që shqiptarët e kanë gjatë 100 vjeteve të fundit./Insajderi.org