×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Analisti i krizave: Duhet marrëveshje e negociuar për të ndalur shpërthimin e një lufte të vogël në Veri

    Insajderi
    26 September 2023 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marko Prelec analist i lartë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, ka shkruar për ngjarjen e ndodhur në veri të Republikës së Kosovës ku një grup terroristësh të armatosur kanë vrarë një polic të Kosovës dhe kanë plagosur dy të tjetër.

    Prelec ka thënë se padyshim që ky grup ka qenë i trajnuar profesionalisht.

    “Jo e pazakontë kur kaq shumë armiqësi mes policisë dhe popullatës lokale”, ka shkruar ai.

    Ai ka thënë se vetëm presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic dhe kryeministri i Republikës së Kosovës mund të ndalojnë “shpërthimin e një lufte të vogël”.

    Për Vuçiqin, thotë se mund ta bëjë duke ndërprerë armatimin, dhe për kryeministrin Albin Kurti thotë se duhet të tërheq njësitë speciale.

    Prelec thotë se shanset për ta bërë të dy një gjë të tillë në mënyrë të njëanshme janë pothuajse zero dhe sipas tij ka nevojë për një marrëveshje të negociuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark