16:15 - 04 Janar 2023

Kauzës për bojkotimin e produkteve me origjinë serbe përveç qytetarëve i janë bashkuar edhe fytyrat publike të vendit.

Ndër ta edhe këngëtari Genc Prelvukaj.

Ai me një postim i është drejtuar ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook, në të cilin mes tjerash ka thënë se duhet të jesh njeri i ligë që para produkteve kroate, gjermane, italian, angleze të zgjedhësh të blesh produkte serbe.

Për çfarë arsye feston 28 Nëntor e 17 Shkurt, pozon me shqiponjë në gjoks, viziton Krujë e Prekaz, apo vishesh kuq e zi në ndeshje, kur në nderim të atyre që ranë, u burgosën, helmuan, përndjekën dhe pushkatuan ti nuk bën një sakrificë aq minore, bojkotin?”, ka shkruar Prelvukaj.

Gjithashtu ai ka thënë se edhe nëse dëmi kundrejt ekonomisë serbe përkthehet vetëm në 1%, e mira e Kosovës është se tregojmë se kemi dinjitet dhe respekt për vetën./Insajderi