×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Premtimi i rrejshëm i Kurtit pas fitores së 14 shkurtit: Nuk do të ketë nepotizëm e as korrupsion

    Insajderi
    14 February 2023 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot janë bërë dy vite prej kur Lëvizja Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet nacionale.

    Pas publikimit të rezultateve kreu i kësaj partie, Albin Kurti mbajti një fjalim së bashku me Vjosa Osmanin e cila ishte në një listë me VV-në.

    I entuziazmuar, Kurti deklaroi se nuk do të hakmerren ndaj askujt, por do të kërkojnë përgjegjësi ndaj secilit.

    “Drejtësi pa hakmarrje”, e quajti ai.

    Po ashtu, ai premtoi se në qeverisjen e tij nuk do të ketë nepotizëm.

    “Rruga përpara është e gjatë do të kemi pengesa e do të bëjmë ndonjë gabim por qëllimin e kemi të mirë. Pa korrupsion e pa nepotizëm në administratë, me përgjegjësi do ta dekromatizojmë vendin tonë”, deklaroi Kurti.

    Por në dy vjetorin e fitores, Kurti nuk mund ta mbajë më kokën lartë. Kjo për faktin se ai dhe partia e tij, e shkelën fuqishëm këtë premtim.

    Deri më tani numër i madh i familjarëve, miqve e militantëve janë punësuar në institucionet publike pikërisht nga qeveria që Kurti udhëheq. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark