Presidenti argjentinas: Duhet të kujdesemi për Messin – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Presidenti argjentinas: Duhet të kujdesemi për Messin

    Insajderi
    29 June 2016 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri, ka zbuluar bisedën e tij me Lionel Messin në tentim për të bindur ata që të mendojë edhe një herë vendimin e tij për tu pensionuar nga kombëtarja argjentinase.

    Messi, 29 vjeç, në mënyrë të befasishme njoftoi se nuk do të luaj me kombëtaren pas humbjes në finalen e Kupës së Amerikës ndaj Kilit.

    Presidenti Macri është vetëm një ndër personat me ndikim në Argjentinë që po tenton ta bindë më të mirin e botës t’i kthehet kombëtares, shkruan Goal.com

    “Unë fola me të dhe e urova për kampionatin e mirë.  Unë nuk e kuptoj vendimin e tij.  E vërteta është që është kënaqësi, dhuratë e Zotit, të kemi lojtarin më të mirë në botë në kombëtaren tonë.  Ai konsiderohet tepër i madh në Argjentinë, dhe ne duhet të kujdesemi për të,” ka thënë ai.

    Ai ka folur me Messin të hënën, një ditë pas humbjes në finalen e Kupës së Amerikës, ku Messi humbi penaltinë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark