Presidenti i Interit Steven Zhang është pyetur për lajmin e rikthimit të shpejt të Romelu Lukaku nga Chelsea dhe përgjigja e tij flet më shumë se fjalët
Shefi ishte duke u larguar nga zyrat qendrore të klubit pasi nënshkroi zgjatjen e kontratës me trajnerin Simone Inzaghi deri në qershor të vitit 2024.
Zhang, djali i shefit të Suning, Zhang Jindong, është pyetur nëse ai ishte i lumtur për Inzaghin dhe ai ka thënë po.
Ai pastaj është pyetur “nëse Lukaku do të vjen, ju do të jeni edhe më i lumtur?”.
Buzëqeshja dhe fytyra e Zhang i ka treguar të gjitha.
Sulmuesi pritet që të këtë një pagë shumë më të vogël në Itali vetëm për të kaluar në skuadrën që ishte, pasi që duket se ai është penduar me transferin e tij në Chelsea për 113 milionë euro verën e kaluar.