×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Presidenti i Kroacisë: Është rrëmbim, Kosova u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare

    Insajderi
    30 January 2023 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka mbajtur një konferencë për media në Petrinja, nga ku foli për luftën në Ukrainë, duke u shprehur kundër dërgimit të armëve atje.

    Ndër tjerash, ai aty gjeti shkas të flasë edhe për Kosovën, duke thënë se ajo u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare. Tani, sipas Milanoviqit, Rusia po e bën të njëjtën në Ukrainë, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

    “Ukrainasit i urrejnë rusët në mënyrë patologjike, ky është një fakt. Kroatët nuk i urrenin serbët aq sa ata rusët.

    “Deri kur do ta kuptoni se Serbia dhe Rusia janë njësoj? Ky është fatkeqësisht një fakt i dhimbshëm dhe një rrezik. Ne e aneksuam Kosovën. Ne dhe komuniteti ndërkombëtar. Ajo u aneksua nga Serbia. Kush e bëri këtë pos nesh? A e njohëm ne Kosovën? Nuk është aneksim, por rrëmbim. Kjo nuk e vë në dyshim Kosovën, por i gjithë koncepti,” tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark