×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Presidenti i Llapit flet para finales së Kupës së Kosovës, zbulon se do të ketë premi për futbollistët

    Insajderi
    11 May 2021 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Llapi do të luajë ndaj Dukagjinit në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, takim ky që zhvillohet nesër (e mërkurë), me fillim nga ora 20:45, raporton Insporti.

    Skuadra nga Podujeva eliminoi Trepçën 89 dhe Prishtinën, duke u kthyer në finale të Kupës së Kosovës për herë të parë që nga sezoni 2016/2017.

    Presidenti i klubit, Beqir Batatina, në një pronocim për Insportin ka treguar se atmosfera në kampin e “Legjendave” është fantastike si kurrë më parë, teksa beson në një fitore që do të sjellte trofeun e parë klubit të Llapit.

    “Atmosfera është shumë e mirë, të them të drejtën asnjëherë nuk ka qenë më e mirë. Ne të gjithë besojmë në fitore (nesër)”.

    I pyetur në lidhjet me premitë që do të dhurohen për futbollistët në rast të fitores, që do të thoshte edhe kualifikim për garat evropiane, Batatina ka zbuluar se do të ketë premi por që shuma e saktë do të vendoset nesër pas mbledhjes së kryesisë.

    “Premia do të ketë, e gjitha kryesia e klubit do të organizojë nesër mbledhje ku edhe do të vendosim për preminë që do t’i marrin lojtarët”- deklaroi ai.

    Ndeshja zhvillohet nesër (12 maj, 2021), në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark