×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Presidenti i PSG-së akuzohet për korrupsion

    Insajderi
    24 June 2022 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, është akuzuar nga një gjykatë federale zviceriane për korrupsion në çmimin e të drejtave televizive të Kupës së Botës.

    Al Khelaifi, i cili është gjithashtu president i transmetuesit “beIN Media” në pronësi të Katarit, u akuzua për nxitjen e ish-sejretarit të FIFA-s, Jerome Valcke për të kryer “keqmenaxhim të rënduar kriminal”. Francezi akuzohet se i ka transferuar në “beIN Media” të drejtat e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut për Kupat e Botës 2026 dhe 2030, në këmbim të “përfitimeve të pajustifikuara” nga Al Khelaifi.

    Sipas aktakuzës, rasti i referohet një takimi më 24 tetor 2013, në selinë franceze të “beIN” kur Al Khaleaifi premtoi se do të blinte një vilë në Sardenjë për pesë milionë euro, duke i dhënë përdorimin ekskluziv Valcke.

    Më pas, Al Khelaifi do t’ia dorëzonte pronësinë francezëve dy vjet më vonë, në kushte të caktuara. Presidenti i PSG-së gjithmonë ka mohuar se ka blerë pronën në fjalë dhe ia ka premtuar Valcke-s. Në këmbim, tha prokuroria, Valcke u zotua të “bëntë atë që ishte në fuqinë e tij” për të siguruar që “beIN” të bëhej transmetuesi rajonal për dy Kupat e Botës, gjë që ndodhi më 29 prill 2014, pasi transmetuesi fitoi të drejtat për atë zonë, një marrëveshje që FIFA nuk e ka kundërshtuar kurrë që atëherë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark