Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi nuk është pritur fare mirë në qytetin e Barcelonës.
Tifozë të shumtë kanë dal në aeroport dhe kanë bërë thirrje në drejtim të Al Khelaifit: “Lëre Messin, hajn” dhe “I biri i bushtrës”.
Këto thirrje vijnë pasi që PSG ka filluar një ofensivë mediale për ta bindur Lionel Messin që të transferohet në Francë.
Po ashtu, tifozët e Barcelonës nuk e duan fare atë pasi që e bleu Neymar Juniorin.