×
  • Sport
  • Sport

    FIFA t’i jap më shumë prioritet femrave

    Insajderi
    25 February 2016 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-futbollisti iranian, Masoud Shojaei ka bërë një karrierë të lakmueshme në futboll, nga vendi i tij i lindjes Irani, deri në lartësitë e një prej ligave më të forta në botë, La Liga, shkruan The Guardian, raporton Insajderi.

    Por, Shojaei shikon mbrapa në 60 ndeshjet e zhvilluara me ekipin kombëtar të Iranit dhe ndjen thellë një keqardhje të madhe – nëna, motra dhe gruaja e tij kurrë nuk kanë mundur ta shohin atë të luajë në vendin e tyre.

    Kjo për shkak se gratë në Iran nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në stadiumet e Iranit. Nëse ato maskohen dhe futen si meshkuj në stadiume, atëherë rrezikojnë disa vite burg.

    Por ato mund të shkojnë në ndeshje që zhvillohen vetëm jashtë Iranit, hera e fundit ishte në Kupën Aziatike të mbajtur në Australi, vitin e kaluar.

    Pse? Sepse futbolli është një vend ku meshkujt sillen keq, dhe gratë duhet të mbrohen. Zgjidhja? Shumë thjeshtë – vetëm përjashtojini gratë. Ky është justifikimi që përdoret në Iran.

    Të premten, anëtarët e FIFA-s do të votojë mbi një paketë të re të reformave, pjesë e të cilit do të përfshihen edhe reformat gjinore dhe futbolli i grave në prioritetet të rendit të parë.

    Gjashtë prej 37 vendeve në Këshillin e ri të FIFA-s – 16% – do të jetë e rezervuar për gratë, dhe konfederata kontinentale dhe anëtarët do të jenë të detyruar të formojnë trupin e tyre legjislativ me barazinë gjinore në mendje.

    E zbatuar siç duhet, këto masa duket se po fillojnë një drejtësi gjinore – një përbërës kyç në reformimin një institucion jashtëzakonisht mashkullor.

    Një vit më parë, bota pa pamjet e tmerrshme nga Premier Liga, ku tifozët thërrisnin sharje seksiste ndaj një mjeke të skuadrës së Chelseas.

    Kjo ka vazhduar për vite, pa ndërhyrjen e autoriteteve, me sa duket për shkak se ky është futbolli dhe kjo sjellje vjen natyrshëm, apo jo?

    Në Iran, ato pamje u shfaqën në mediet e tyre, si për të justifikuar ndalimin e femrave atje në stadiume.

    Ndërkohë në Angli, që të njëjtën mjeke më pas e hoqën nga detyra në ekipin e parë, bosi i saj, Jose Mourinho e bëri këtë duke lënë të kuptohet se pavarësisht viteve të saj të përvojës në nivelin më të lartë, ajo nuk arrinte të kuptonte futbollin mjaft mirë.

    Në të gjithë botën, gratë dhe vajzat synojnë që të jenë pjesë e sportit më popullor në botë. Dhe kjo duhet t’i mundësohet me organizimim të drejtë të FIFA-s.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark